Shkendije Mujaj: Hoxhallarët m’kanë propozu martesë

Shkendije Mujaj: Hoxhallarët m’kanë propozu martesë


Rozë


Gazeta Express

13/07/2023 7:04

Ndryshimi drastik në jetën e Shkendije Mujajt
është komentuar shumë. Nga pozat provokuese, ajo habiti publikun kur u shfaq e
mbuluar.

Por, kjo nuk ka bërë që ta ndalojë atë të
vizitojë vende të ndryshme. Mes tyre, edhe Dubain vizitat në të cilin shpesh
paragjykohen.

Për T7, Mujaj tha në rrëfimin e saj se shpesh
ka pasur oferta për martesa, madje edhe nga hoxhallarët.

Megjithatë asaj nuk i mungon jeta që ka bërë
në të kaluarën. Por, thotë se ka prej tyre që e kërkojnë të shfaqet si dikur,
provokuese dhe e ‘zjarrtë’.

Rrëfimin e plotë mund ta gjeni në videon më poshtë.