Pas dhunës nga Fero, reagon për herë të parë Arbenita
Reperi i njohur nga
Kosova, Fero, është arrestuar ditën e djeshme pasi dyshohet se ushtroi dhunë
ndaj bashkëshortes së ti Arbenita Ismaili.
Ditën e sotme mësohet se
gjykata ka vendosur që reperi të kryejë 1 muaj paraburgim, pasi akuzohet për veprën
penale “dhunë në familje”.
Po ashtu, një ditë pas ngjarjes së bujshme në mediat rozë, ka ardhur reagimi i parë nga Arbenita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar: “I’m back” (U ktheva)

Mesa duket modelja nuk ka
preferuar të komentojë më shumë ngjarjen e djeshme.
Sipas mediave të Kosovës, dhuna është zhvilluar në banesën e tyre në Gjilan, ku situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike.
Reperi mësohet se i ka thënë “do të të vras nëse ma merr vajzën”. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur, e cila është larguar nga banesa bashkë me vajzën e vogël, Nina, dhe ka bërë denoncim në polici.
/Gazeta Express