Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të zgjasë marrëveshjen që lejon eksportin e sigurt të drithërave në Detin e Zi nga Ukraina, në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rusia ka kërcënuar të heqë dorë nga marrëveshja e grurit, e cila skadon të hënën, sepse disa kërkesa për të dërguar drithërat dhe fertilizuesit e saj jashtë vendit nuk janë përmbushur.
Përpara përfundimit të afatit, dy anije në portin ukrainas të Odesës janë aktualisht në procesin e ngarkimit të ngarkesave të fundit që operojnë në kuadër të marrëveshjes së Detit të Zi.
Kërkesa kryesore e Moskës përfshin rivendosjen e bankës ruse bujqësore, Rosselkhozbank, në rrjetin ndërkombëtar të pagesave SWIFT. Bashkimi Evropian i kishte ndërprerë lidhjet me Rosselkhozbank në qershor të vitit 2022 si masë sanksionuese në përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në maj, një zëdhënës i BE-së deklaroi se lirimi i bankave ruse nga sanksionet nuk po konsiderohej.
Megjithatë, ka indikacione se BE-ja tani po mendon lirimin nga sanksionet të një filiali të Rosselkhozbank, posaçërisht për transaksionet që lidhen me drithërat dhe fertilizuesit. Tre burime e zbuluan këtë informacion për Reuters të mërkurën. Për momentin, nuk ka asnjë përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Evropian në lidhje me këtë çështje.
Sipas këtyre burimeve, Guterres i ka propozuar Putinit që Rusia të lejojë vazhdimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi për disa muaj, duke i dhënë kështu BE-së kohë të mjaftueshme për të vendosur një lidhje midis SWIFT dhe një filial të Rosselkhozbank.
Guterres i dërgoi një letër Putinit të martën duke i propozuar një rrugë përpara për të lehtësuar më tej eksportet ruse të ushqimit dhe për të siguruar vazhdimin e dërgesave të drithërave ukrainase në Detin e Zi, tha të mërkurën një zëdhënës i OKB-së.
“Objektivi është heqja e pengesave që prekin transaksionet financiare përmes Bankës Bujqësore Ruse, një shqetësim i madh i shprehur nga Federata Ruse, dhe njëkohësisht lejimi i rrjedhës së vazhdueshme të grurit ukrainas përmes Detit të Zi”, u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Nuk u dhanë detaje tjera në lidhje me propozimin, por u përmend se Guterres është duke u angazhuar në mënyrë aktive me të gjitha palët përkatëse dhe është i hapur për të diskutuar më tej propozimin me Rusinë.
Zëdhënësi i Kremlinit nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.
Në korrik të vitit 2022, Kombet e Bashkuara dhe Turqia lehtësuan marrëveshjen për drithëra të Detit të Zi, që përfshin Rusinë dhe Ukrainën, me qëllim që të adresohet kriza globale e ushqimit, e cila u përkeqësua nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe bllokada pasuese e porteve ukrainase.
Si pjesë e përpjekjes për të bindur Rusinë që të pajtohej me marrëveshjen e Detit të Zi, u krijua një memorandum tre-vjeçar mirëkuptimi. Sipas kësaj marrëveshjeje, zyrtarët e OKB-së u zotuan të ndihmojnë Rusinë në eksportimin e ushqimit dhe fertilizuesve të saj në tregjet e huaja.
Megjithëse eksportet ruse të ushqimit nuk i nënshtrohen sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainës, Moska pretendon se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë penguar dërgesat.
Për të kapërcyer mungesën e aksesit në SWIFT, zyrtarët e OKB-së kanë bashkëpunuar me JPMorgan Chase & Co, një bankë amerikane, për të përpunuar disa pagesa për eksportet ruse të grurit. Kjo marrëveshje ka marrë garanci nga qeveria e SHBA-së.
-
Uran Ismaili mban konferencë për media
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban sot konferen…
-
Gjetja e mbetjeve mortore të tre personave në veri, trupat pritet t’iu dorëzohen familjeve pas rezultateve të ADN-së
Dje nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është bërë e ditur se janë…
-
Valdete Daka: Zgjedhjet në veri nuk mund të shpallen pa shkarkimin ose dorëheqjen e kryetarëve në veri
Qeveria e Kosovës është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe …
-
Tre deputetë të Parlamentit të Zvicrës dalin kundër masave të BE-së ndaj Kosovës, i dërgojnë letër KE-së
Tre deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dalë kundër masave të BE-së ndaj …
-
Abdixhiku sot do të mbajë takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta mbajë t…
-
Pas kryengritjes në Rusi, mercenarët e Wagner i dorëzojnë armët ushtarakëve ruse
Mercenarët e Wagner po përfundojnë dorëzimin e armëve tek ushtria ruse pas re…
-
Selmani: Kemi mungesa të mëdha të infermierëve
Drejtori i ri i Shërbimit Spitalor Klinik e Univesitar të Kosovës, Elvir Aziz…
-
Projektligji për pagën minimale, shqyrtohet sot në Kuvend
Projektligji për pagën minimale, i cili kaloi në lexim të parë vitin e kaluar…
-
Moti sot kryesisht me diell dhe vapë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot shumë i nxeht…
-
Rrustem Mustafa, vazhdon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve
Sot në Hagë në Dhomat e Specializuara të Kosovës, vazhdon gjykimi ndaj Thaçit…
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite zgjedhja e guvernatorit të BQK-së
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në rend dite është edhe zgj…
-
Kusari-Lila: Nuk kam folur me Radojiçiqin përpos kur Simiqi e lëshoi në interfon
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka …