MSH dhe ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë me apel për mbrojtje nga i nxehti

Nga sot, 13 korrik 2023, shteti ynë preket nga temperaturat e larta nga faza portokalli.

Kanë filluar të zbatohen rekomandimet për të zvogëluar rreziqet e temperaturave të larta, në përputhje me planin e veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar efektet e valëve të nxehtësisë në shëndetin e popullatës.

• Lirimi nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç;

• Të mos ushtrohet aktivitet fizik në institucionet e kujdesit për fëmijët dhe mos të nxirren fëmijët jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00;

• Njësitë e vetëqeverisjes vendore, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, t ‘u ofrojnë ndihmë të vetmuarve, të moshuarve, të sëmurëve dhe të pastrehëve;

• Prodhimi i rrezikshëm dhe proceset teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, duke u kujtuar punëdhënësve detyrimin për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë;

• Sektori privat të organizojë orët e punës, me qëllim që të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell i punëtorëve, mbi të gjitha të shmanget qëndrimi jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00;

• Të gjithë personat juridikë që kryejnë veprimtari në natyrë, të ndalojnë veprimtarinë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, veçanërisht për punëtorët e ndërtimit;
Qeveria ka vendosur që këto masa të zgjasin për katër ditë, nga 13-16 korrik, deri në vendimin tjetër të rradhës.

Kujtojmë se popullatës gjatë gjithë periudhës së verës i kërkohet të respektojë masat e përgjithshme të mbrojtjes së shëndetit.

1. Gjatë ditëve jashtëzakonisht të nxehta për të qëndruar më shumë në ambiente të mbyllura (kryesisht me ajër të kondicionuar), dhe gjatë qëndrimit të nevojshëm në hapësirë të hapur gjatë kësaj periudhe, për të gjetur mundësinë për pushim më të shpeshtë nën hije.

2. Vishni rroba me ngjyra të hapura dhe të lehta, dhe kur ekspozoheni drejtpërdrejt në diell vishni syze mbrojtëse dhe kapelë, dhe kur bëni banjë dielli përdorni krem me një faktor të lartë mbrojtës.

3. Hani më pak ushqim, kryesisht fruta dhe perime, dhe më pak ushqime me yndyrë.
4. Pini shumë lëngje, mundësisht ujë të pijshëm dhe shmangni pijet alkoolike.

5. Kur hyni në automjet, është e nevojshme ta ajrosni atë për një periudhë të caktuar kohe.
6. Njerëzit e sëmurë kronikë duhet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët.

7. Larja e detyrueshme e produkteve bujqësore dhe kopshtore (perime dhe fruta të freskëta) para përdorimit të tyre.

8. Përgatitja termike e ushqimit dhe konsumimi i tij në një kohë shumë të shkurtër pas përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë vendosni ushqimin e përgatitur në frigorifer në + 4 gradë Celsius, dhe para përdorimit ngrohni atë në + 100 gradë.

9. Shmangni produktet që nuk trajtohen termikisht si majoneza nga vezët shtëpiake, dhe konsumoni me kujdes akullore dhe kremra të ndryshëm.