Më trego cila shenjë e horoskopit je, të të them cila është ëndrra jote në sirtar

Më trego cila shenjë e horoskopit je, të të them cila është ëndrra jote në sirtar


Fun


Gazeta Express

12/07/2023 22:26

Disa ëndrra janë bërë për t’u mbajtur mend,
ca më shumë për për t’u harruar, kurse disa të tjera flenë tek gjithsecili prej
nesh derisa një forcë, herë e dukshme dhe herë e padukshme guxon t’i nxjerrë në
dritë.

Mos mendoni se ëndrrat shihen sy hapur apo
vetëm kur flini gjumë, shenjat e horoskopit për shembull ëndërrojnë falë
energjisë kozmike. Le t’i zbulojmë së bashku:

Dashi: Të bëhet
një lider i suksesshëm dhe të realizojë projekte të mëdha, për të cilat ë
mbahet mend gjatë. Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga
dikush tjetër, ndaj do të shënojë me gërma të arta emrin e tij. Ambiciozë të
mëdhenj!

Demi: Të ketë
siguri në të gjitha fushat e jetës. Demat njihen si njerëz të cilët dëshirojnë
të kenë siguri në jetë. I kap frika nëse nuk kanë diçka të sigurtë. Ah more
Dem, sa shumë e dëshiron jetën e mirë!

Binjakët:
Dëshirojnë të kenë eksperienca të reja dhe të mësojnë gjëra të reja. Një binjak
nuk lodhet duke mësuar gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme.
Vazhdoni kështu!

Gaforrja: Dëshiron
të ketë momente romantike me personin e zemrës dhe të tjerët të paguajnë për
të. Liria e vërtetë është gjithmonë në mendjen e një gaforreje dhe ata nuk do
pushojnë së luftuari derisa ta kenë. Sa e zgjuar Gaforrja!

Luani: Luani
njihet si një ndër shenjat udhëheqëse të horoskopit, porn ë dallim nga Dashi
nuk vuan as për pushtet e as për të qenë në i miri. Për të është e rëndësishme
të gëzojë respektin e njerëzve që e rrethojnë. Dëshira e tij më e fshehur është
të kujtohet si një njeri i mirë. Na habiti ky Luani, apo jo?

Virgjëresha: Për
Virgjëreshën, çelësi i lumturisë është dashuria. As nuk guxon ta imagjinojë
jetë pa të, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit e dashur. Duke qenë shenjë
këmbëngulëse dhe punëtore, në përgjithësi i realizon të gjitha. Por dëshira më
e madhe është të ketë një familje të bukur dhe të japë e marrë sa më shumë
dashuri, sipas living. Do të të mbysë sheqeri, moj Virgjëreshë!

Peshorja: Dëshiron
të krijojë balancë dhe të bëjë bamirësi. Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e
duhur, një Peshore do ndihet shumë mirë dhe e realizuar. Sa të mirë jeni ju
Peshoret!

Akrepi: Dëshiron
të jetë në krye të çdo gjëje dhe të rregullojë të gjitha mosmarrëveshjet.
Akrepët dëshirojnë shumë t’i bëjnë të tjerët të mendojnë se janë gabim. Ata
duan të kenë sukses atje ku të tjerët dështojnë. Sa të rrezikshëm Akrepët!

Shigjetari: Dëshirojnë
të bëjnë risi dhe ndryshime të vërteta në botë. Shigjetarët janë shumë socialë
dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur
asgjë në këmbim.

Bricjapi:
Dëshirojnë të admirohen nga miqtë dhe familja e tyre Një Bricjap ka shumë
dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre. Njihen si shenjë që punon fort.

Ujori: Ka një
dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij. Ujori
dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë. Ata guxojnë për të ndryshuar
jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon. Bravo të qoftë o Ujor!

Peshqit: Dëshira e
tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet.
Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar. Dëshira
më e madhe e tyre është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në
kokën e tyre. Zgjohu nga ëndrrat dhe jeto jetën.