Hamburgeri i çuditshëm merr “famë” në Tajlandë

Hamburgeri i çuditshëm merr “famë” në Tajlandë


Fun


Gazeta Express

12/07/2023 22:20

Një hamburger u bë shumë i famshëm në
Tajlandë, jo për përbërës të ndryshëm, por pos për rriskë buke dhe djathë. Në
fakt, me 20 copa të djathit.

Upi shkroi se ky hamburger amerikan nuk
përmban copa mishi e as sos, por pos djathë të pashkrirë.

“Kjo nuk është shaka, është e vërtetë”, thuhet
në mesazhin e kompanisë që shiste hamburgerë të tillë në Tajlandë.

Ky hamburger kushton 3.10 dollarë dhe klientja
Im Jeeptech, 25-vjeçare, tha se i pëlqen shumë por është “paksa i tepruar”.

“Unë ia dola ta përfundoja vetëm gjysmën e
tij. Kjo është një sasi e çmendur djathi në një burger. Ushqimi është i mirë
kur gjërat janë kombinuar si duhet”, shtoi ajo.