Edhe Jordan Henderson pranon ofertën nga Arabia Saudite

Edhe Jordan Henderson pranon ofertën nga Arabia Saudite


Futboll


Gazeta Express

13/07/2023 16:20

Jordan Henderson raportohet se ka pranuar një ofertë nga klubi nga Arabia Saudite, Al Ettifaq.

Tashmë është arritur një marrëveshje verbale mes lojtarit dhe klubit arab, transmeton Gazeta Express.

Tani marrëveshja varet nga Liverpooli dhe Al Ettifaq.

Të dy klubet po diskutojnë rreth shumës së transferimit, pasi që nuk ka gjasa që ai të largohet falas.