Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e saj të 151-të të mërkurën e 12 korrikut.
Më poshtë mund t’i lexonin pikat e renditë të ditës që do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
- Aprovimi i ekstrakteve të procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet. 143 dhe 145 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 144, 146 dhe 147 elektronike/koresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ndryshime Klimatike (MMPHI)
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Punës, Financave dhe Transferove dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10” (MFFT)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare “Këshilli i Evropës” (MPD)
- Shqyrtimi i Propozim vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin “Specialist i Arsimit” Grupi Nr. 49 (MPB)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për institucionet e Adininistratës Shtetërore për Grupin Specialist i Përgjithshëm për inspektim (MPB)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit të Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Përgjithshëm i Trashëgimisë Kulturore, Grupi Nr. 20 (MPB)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit te Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Posaçëm për Inspekton (MPB)
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit Zgjerimi i Rruges Rajonale, R 115 Prizren-Prevalle Zona Kadastrale: Gornje Selle, Komuna Prizren, (MMPHI)
- Shqyrtimi | Propozim vendimit për shqyrtime mëtejmë të kërkesë për shpronësim interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë, Zonat Kadastrale: Viqe dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë (MMPHI)
- Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake të Trajnimeve, Teknikës dhe Shkencës (MM)
- Shqyrtimi Nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Kryesisë së Shtabit të Përgjithshëm të Republikes se Turqisë për Bashkëpunim në Trajnimin Ushtarak (MM)
- Të ndryshme