Situatë e qetë në Zubin Potok e Zveçan – Vendi po monitorohet nga njësitet speciale të Policisë dhe KFOR-i(FOTO)

Ishte të premten dita kur kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, një ditë pas betimit të tyre, u futën në zyrat e tyre në komuna, nën asisitimin e Policisë së Kosovës. Një masë e tillë erdhi pasi banorët lokalë serbë kundërshtuan shkuarjen e tyre aty, në zyrat që dikur përdoreshin nga zyrtarë serbë dhe kjo krijoi tensione që bër të reagojë edhe Deptartamenti i Shtetit dhe vendet e QUINT-it.

Dy ditë pas tenisoneve që kishin kapluar tri komunat veriore të Kosovës, Leposaviqin, Zvecanin dhe Zubin Potokun, sot(e diel) është një situatë e qetë.

Gazetari i RTV Duakgjinit, Liridon Lloazni, i cili është në komunën e Zubin Potokut, ka bërë të ditur se situata në atë komunë është e qetë dhe vendi po monitorohet nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it.

Gjithashtu edhe në komunën e Zveçanit është situatë e qetë dhe monitoraur nga njësitet speciale të policisë, ndërsa ka më pak qarkullim për shkak të reshjeve të shiut.

Komuna e Zveçanit
Komuna e Zveçanit
Komuna e Zveçanit
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut
Komuna e Zubin Potokut