Rama uron Erdoganit fitoren: Urime zoti President



Autori: Gazeta inFokus


20:32 | 28 May 2023

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka uruar Recep Tayip Erdogan për fitoren në raundi e dytë të zgjedhjeve në Turqi.

Tashmë Recep Tayyip Erdoğan fitoi për të tretën herë drejtimin e Turqisë, pas kandidimit në raundin e dytë presidencial për herë të parë në histori, përballë Kemal Kılıçdaroğlu.