Përmbytje masive në Spanjë, mbyllen aeroportet dhe anulohen udhëtimet me tren

Spanja është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojë qartazi rrugët e kthyer në lumenj.

Zjarrfikësve iu desh të shpëtonin njerëzit që kishin mbetur të bllokuar në makina dhe shtëpi, pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje.

Disa zona u përballën me ndërprerje të udhëtimeve, mbyllje të aeroportit dhe trenat u ndaluan përkohësisht.

 

 

Këtë vit reshjet e shumta dhe përmbytjet në Spanjë kanë arritur rekord, pasi është përballur me situata të papritura të motit të pasuara me dëme të shumta.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif