Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane


Sport


Gazeta Express

28/05/2023 9:59

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano Ronaldo.

Të shtunën mbrëma, Paris Saint-Germaini luajti baras 1:1 me Strasbourgun. Një pikë i mjaftoi parisienëve për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm për PSG-në e shënoi Lionel Messi, i cili vendosi edhe një rekord të ri.

Për yllin argjentinas ishte ky goli i tij numër 496, duke u bërë kështu futbollisti me më së shumti gola ndonjëherë në ligat evropiane. Ronaldo ka 495.

Nga ligat kryesore evropiane, Messi ka luajtur vetëm në La Liga me Barcelonën dhe në Francë me Paris Saint-Germainin.

Ndërkaq, Ronaldo është aktivizuar me Manchester Unitedin (Premierligë), Real Madridin (La Liga) e Juventusin (Serie A). /Gazeta Express/