Koci tregon dashurinë për ujqit: Ujku nuk e sulmon njeriun, kur e kupton që e don



Autori: Gazeta inFokus


18:19 | 28 May 2023

Avokati Arianit Koci ka treguar përmes një videoje dashurinë që ka për ujqit.

I rrethuar me ta, Koci thotë se ujku nuk e sulmon njeriun kur e kupton që e don shumë.

Përmes videos, Koci tregon se kaloi mjaft kohë me ta.

Shkrimi i plotë:

Ujqit të japin energji të papërshkrueshme.

Në mesin e tre ujqve, e kam ndier vetën edhe më mirë se me delfina në oqean.

Forca e natyrës. Forca e Zotit.

Kam ndejtur me ta një kohë të gjatë.

Përndryshe, këtyre krijesave një person i pandërgjegjshëm ia ka vrarë nënën.

Me menaxherin e Joni Ranch Labinot Haxhiun, jemi marrë vesh që këta ujq brenda një kohe të shkurtër t’i lëshojmë në mal.

Në habitatin e vet.

Siç po e shihni, ujku nuk e sulmon njeriun kur e kupton që e don. E une i dua shumë – dhe jo vetëm ujqit. I dua krejt kafshët.

Flm Labinot Haxhiu dhe Arian Mavriqi për mikpritjen!