Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë

Kiara Tito rikthehet në Top Channel si moderatore, ja emisioni që do të drejtojë


Shqiperi


Gazeta Express

27/05/2023 10:20

Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore. Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Burime ekskluzive pranë çiftit bëjnë me dije për Vip Magazine se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.

Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë.