Bilall Kasami: Ta unifikojmë frontin opozitar shqiptar

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pret që të mos jetë i fundit, hapi i parë i bashkëpunimit dhe unifikimit të opozitës shqiptare. Ai përmes një komunikate ka bërë thirrje publike për unifikimin e opozitës shqiptare, njofton KlanM.

”Si kryetar i Lëvizjes BESA i shtriva dorën e bashkëpunimit Afrim Gashit dhe pas shkëputjes përfundimtare të fraksionit të BDI-së do të shtrijë dorën e bashkëpunimit unifikues edhe atyre. I bëj ftesë korrekte dhe të sinqertë grupit parlamentar dhe gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, sepse ata gjithmonë kanë qenë për ndryshim në kampin politik shqiptar dhe për ta rrëzuar BDI-në” – tha Bilall Kasami.

Kreu I Lëvizjes Besa, sic njofton KlanM, fton gjithashtu figurat publike, diasporën shqiptare dhe aktorët tjerë të shoqërisë shqiptare t’i bashkohen kētij fronti, sic thotë, në mënyrë që votuesi shqiptar në zgjedhjet e ardhshme të ketë adresë të saktë për procesin e ndryshimit, rotacionin politik te shqiptarët, për një epokë të re shprese.

“Hapi i parë drejt bashkëpunimit dhe unifikimit është bërë. Të punojmë gjithë së bashku për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, për fitoren e shqiptarëve.” – thuhet në thirrjen e kreut të Besës, Bilall Kasamit. /KlanMacedonia/