Bad News Eagles hakmerren ndaj Movistar Riders, e eliminojnë ekipin spanjoll

Bad News Eagles hakmerren ndaj Movistar Riders, e eliminojnë ekipin spanjoll


eSPORTS


Gazeta Express

27/05/2023 23:41

Bad News Eagles e kanë shënuar fitoren e radhës në kuadër të turneut online CCT 2023.

Ekipi kosovar në CS:GO triumfoi 2:1 ndaj
ekipit spanjoll, Movistar Riders.

Ishte kjo një hakmarrje e ëmbël për djemtë kosovarë, të cilët u mposhtën në turneun e Melbournit nga Movistar Riders.

BNE fituan në Anubis, për t’u mposhtur në Ancient. Kurse, në map-in vendimtar, Overpass, Bad News Eagles u treguan fantastik, për ta korrur fitoren e radhës.

Tani, në raundin tjetër, ekipi Bad News Eagles do të ndeshet me ekipin 9INE.

Kujtojmë se Bad Neës Eagles janë duke
garuar në Loëer Bracket, pasi janë mposhtur nga Forze.

Fituesi i këtij turneu shpërblehet me plot
100 mijë dollarë. /Gazeta Express/