Xhaka te Leverkuseni, marrëveshja do të mbyllet javën e ardhshme

Xhaka te Leverkuseni, marrëveshja do të mbyllet javën e ardhshme


Sport


Gazeta Express

27/05/2023 13:35

Sipas të gjitha gjasave, Granit Xhaka do ta
luajë nesër (e diel) ndeshjen e fundit me fanellën e Arsenalit.

Mesfushori nga Kosova do të rikthehet në
Bundesligë, duke nënshkruar me Bayer Leverkusenin, shkruan Gazeta Express.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio
Romano, detajet përfundimtare do të zgjidhen javën e ardhshme.

Marrëveshja mes palëve është pothuajse e
arritur.

Xhaka me Leverkusenin është pajtuar që të
nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

Klubit gjermani besohet se transferimi i
ish-mesfushorit të Borussia Monchengladbachit do t’i kushtojë 15 milionë euro.

Kësisoj, ndeshja e nesërme e Arsenalit ndaj
Wolvesit do të jetë e fundit për 30-vjeçarin. Për “Topçinjtë” do të jetë kjo edhe
ndeshja e fundit për këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me ç’rast reprezentuesi i Zvicrës do të mund të përshëndetet me tifozët e klubit londinez.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga
viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka
kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy trofe të Superkupës së Anglisë. /Gazeta Express/