Statistikat thonë se kjo datë është ditëlindja më e zakonshme në botë

Statistikat thonë se kjo datë është ditëlindja më e zakonshme në botë


Fun


Gazeta Express

26/05/2023 23:12

Organizata World of Statistikat ka
publikuar të dhëna interesante për ditëlindjet më të zakonshme në botë.

Sipas të dhënave të tyre, më së shumti njerëz
kanë lindur më 9 shtator, ndërsa ditëlindja e dytë më e zakonshme është 19
shtatori.

Sipas statistikave që disponon kjo organizatë,
më së shumti persona kanë lindur në shtator, ndaj data e tretë dhe e katërt
janë data 12 shtator dhe 17 shtator.

Sipas Indeksit, ditëlindja më e rrallë bie më
29 shkurt. Njerëzit e lindur në këtë ditë mund të festojnë ditëlindjen e tyre
në datën e saktë çdo katër vjet.