Ndodh në Kosovë: FFK e delegon gjyqtarin e përfolur Bejtullahu në dy ndeshje vendimtare brenda 24 orëve

Ndodh në Kosovë: FFK e delegon gjyqtarin e përfolur Bejtullahu në dy ndeshje vendimtare brenda 24 orëve


Futboll


Gazeta Express

27/05/2023 21:32

Diçka e pazakontë po ndodh në futbollin e Kosovës. Gjyqtari që është bërë ndër më i përfoluri në futbollin kosovar, Mervan Bejtullahu tashmë është bërë edhe më i përfolur.

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë.
Ky gjyqtar brenda 24 orëve i referon dy ndeshje tepër të rëndësishme dhe
vendimtare, shkruan Gazeta Express.

Bejtullahu sot ishte gjyqtar kryesor në
duelin e barazhit të Ligës së Parë mes Ulpianës dhe Lirisë, e luajtur në Klinë.

Fitues i këtij dueli ishte Liria me
rezultat 3:1 dhe do të përballet me ekipin që mbetet në barazh në Superligë, për
inkuadrim në elitën e futbollit kosovar.

Ndërsa, për nesër i njëjti gjyqtar është deleguar për ta ndarë drejtësinë në duelin Ferizaj-Dukagjini, ndeshje kjo që mund të vendosë se kush do të shkojë në garat evropiane dhe po ashtu se kush do të bie nga Superliga.

Pra, s’ka pushim për gjyqtarin Mervan Bejtullahu, shkruan Gazeta Express.

Para pak javësh, Mervan Bejtullahu është shpallur “non grata” nga FC Prishtina, e cila u ndje e dëmtuar prej tij në lojë tëpër të rëndësishme.

Përveç Prishtinës, Bejtullahu është shpallur
i padëshiruar edhe nga kampioni i Kosovës, Ballkani si dhe nga ekipi i Malishevës.

Këto klube kanë kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës që Bejtullahu të mos ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre.

Atij, kohë më parë i është ndarë stema e FIFA-s.

/Gazeta Express/