Kurti feston 30 vjetorin e mbrëmjes së Maturës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti feston 30 vjetorin e mbrëmjes së Maturës.

Ai është parë duke marrë pjesë në këtë festë mbrëmjen e së shtunës së 27 majit.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë rreth 300 persona të cilët kishin qenë maturantë nga të gjitha shkollat e Prishtinës, ndërsa maturantë i kësaj gjenerate kishte qenë dhe kryeministri Kurti.

Kurti nuk kishte ardhur në fillim të festës. Ai kësaj feste iu ka bashkuar më vonë. Ndërsa ai nuk është prononcuar lidhur me festën por as për situatën në veri të vendit.

Kujtojmë se kryeministri para kësaj festa është takuar në Pejë me ambasadorët e akredituar në Kosovë për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar një dit më parë në veri të vendit.