Kovaçevski numëron disa shtete të BE-së dhe thotë se sërish do të kemi standard më të lartë se ata

Shtetet e Bashkuara mbeten një mik i madh i vendit tonë, por populli i Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, sipas senatorit Murphy, janë duke vëzhguar përzgjedhjet që do të bëhen në muajt e ardhshëm dhe të gjithë shpresojnë që vendimi do të jetë në përputhje me masat e sigurisë të NATO-s dhe rrugën drejt BE-së. Kovaçevski, përkujtoi se vendi ynë si pjesë e ish-Jugosllavisë kishte standard më të lartë se shumë vende që tani janë anëtare të BE-së dhe paralajmëroi se do t’ua kthejë qytetarëve një standard të tillë.

 “Unë do t’i marr dhe do t’i udhëheq të gjitha vendimet e nevojshme që do të sigurojnë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut sërish të kenë një standard  të lartë . Qytetarët tanë e meritojnë këtë. Në këtë rrugë, unë llogaris edhe në mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, mbi të gjitha të SHBA-ve dhe vendeve anëtare të BE-së”, ka deklaruar Kovaçevski.

Ai tha se ka marrë një garanci nga senatori Murphy se SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në të gjitha aspiratat e saj, veçanërisht drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif