Berlini: Dëbimi i gjermanëve nga Rusia është i pajustifikueshëm

Ministria e Jashtme gjermane e cilësoi si të pajustifikueshëm vendimin e Federatës Ruse për të dëbuar qindra nëpunës civilë gjermanë që punojnë në sektorët e arsimit dhe kulturës. Atyre iu është lënë një afat që të largohen nga vendi deri më 1 qershor, raportojnë mediat e huaja.

“Afati përfundimtar i vendosur nga Rusia deri në fillim të qershorit, kërkon një shkurtim të madh në të gjitha fushat e pranisë sonë në Rusi. Qeveria federale tani është e shqetësuar se si do të sigurojë një prani minimale të ndërmjetësve në Rusi, duke ruajtur një prani diplomatike”, thuhet në reagim.

Shteti gjerman është një ndër vendet që kanë sjellë në fuqi sanksionë të forta ndaj Rusisë dhe ndërkohë ka hequr dorë nga furnizimet me gaz nga Rusia.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif