Lëshohet alarmi në veri, kryetarit Zeqiri i ndalohet hyrja në objektin e komunës

Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës. Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes, tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetra qytetarë, të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.

Përveç Zubin Potokut, alarmi është lëshuar edhe në komunat e tjera, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, edhe në këto komuna janë bllokuar hyrjet, në mënyrë që kryetarët e rinj të mos kenë qasje brenda objektit.