A do të martohen këtë verë Ledri dhe Sara? Blogerja tregon planet

A do të martohen këtë verë Ledri dhe Sara? Blogerja tregon planet


Rozë


Gazeta Express

26/05/2023 14:36

Reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku. Së fundmi artisti lançoi albumin e tij më të ri ku organizoi një festë të madhë ku të ftuar kishte shumë miq dhe kolegë të tij.

Kohëve të fundit dyshja janë përfolur nëse do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, dhe këtyre spekulimeve Sara i ka dhënë fund gjatë një interviste për “T7”.

 “Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan.”- tha blogerja.

Çifti të cilët janë dhe prindër të një vajze, Poem Blu e kanë shprehur dhe më parë dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë, por a është kjo në planet e afërta të tyre?

“Kemi menduar shpeshherë . Unë dëshirë kam të bëj dhjetë, por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi mos të mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”- u përgjigj Sara.