Spasovski thotë se palët në Haraçinë le t’i zgjedhin vetë konfliktet

Ministri  i Punëve të Brendshme Oliver Spasiovski tha se Prokuroria Publike do të ngre kallëzime kundër atyre që kanë kërcënuar kryetarin dhe administratën e Komunës së Haraçinës.

Sipas Spasovskit ajo që po ndodh në Haraçinë, është punë që duhet ta sqarojnë mes vete autoritetet.

Ai thotë se të gjitha ato që po ndodhin në Haraçinë janë gjëra që duhet të zgjidhen reciprokisht, sepse konfliktet reciproke që kanë njerëzit nga I njejti subjekt politik dhe me interesa të njejta nuk guxojnë të reflektojnë negativisht tek qytetarët.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Tashmë po merren masa në përputhje me udhëzimet që po i jep Prokuroria Publike dhe do të parashtrohen kallëzime kundër këtyre personave, por mendoj që të gjitha ata punë që po ndodhin në Haraçinë, janë punë që duhet t’i sqarojnë mes vete, pse, sepse konfliktet mes vete që i kanë personat nga prominenca të njëjta politike, njerëz me interes të njëjtë dhe kështu me radhë, nuk duhet negativisht të paraqitet te qytetarët, në punën e komunës”. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif