Interi e fiton Kupën e Italisë, e mposht Fiorentinan në finale

Interi e fiton Kupën e Italisë, e mposht Fiorentinan në finale


Futboll


Gazeta Express

24/05/2023 22:54

Interi e ka fituar trofeun e Kupës së Italisë.

Zikaltrit kanë triumfuar 1:2 në finalen
ndaj Fiorentinas, e cila u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Ishte Fiorentina që kaloi e para në epërsi
në minutën e tretë nëpërmjet Gonzalez, shkruan Gazeta Express.

Por, në skenë doli Lautaro Martinez që shënoi
dy gola të shpejtë.

Fillimisht argjentinasi shënoi në minutën
e 29-të për të barazuar rezultatin.

Tetë minuta më pas, kampioni i botës me
Argjentinën realizoi për të përmbysur rezultatin, që në fund doli të ishte edhe
goli i fitores.

Kësisoj, Interi arrin ta fitojë finalen e
parë të këtij edicioni, teksa më 10 qershor do ta zhvillojë finalen tjetër, atë
të Ligës së Kampionëve përballë Manchester Cityt. /Gazeta Express/