Bashkimi–Vëllazërimi / Arbër Ademi dhe Kreshnik Bekteshi kundër njëri-tjetrit, mbështesin klubet e zemrës, cili do të fitojë!?

Sot është caktuar shorti i balotazhit për kualifikim në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Ky short ka sjellur derbin ndërmjet ekipeve shqiptare nga Kumanova dhe Kërçova, respektivisht KF Bashkimit dhe Vëllazërimit. Kjo ndeshje pritet të jet një derbi i jashtzakonshëm.

Ndryshe, këtë derbi e presin me padurim edhe personalitete të ndryshme nga skena politike.

Kujtojmë, që nga Kumanova është edhe deputeti Arbër Ademi, një simpatizues dhe ish-futbollist në moshën e fëmirisë i Kf Bashkimit, si dhe në anën tjetër në mbështetje të klubit të qytetit të tij dhe ish-klubit ku ka luajtur gjatë fëmirisë, KF Vëllazërimit do të jetë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ademi dhe Bekteshi si dy miq dhe bashkëpartiak, të dielën për herë të parë do të jenë në anë të kundërta, në mbështetje të klubeve që simpatizojnë, se cili do të jetë fitues mbetet të shohim të dielën në Tetovë me fillim prej ora 17:00./tvfesta.mk