Ardian Kastrati: Albin Kurti ia ka dorëzu veriun Serbisë



Autori: Gazeta inFokus


23:29 | 24 May 2023

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se veprimet e fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka dorëzuar veriun Serbisë.

Ai ka përmendur pjesëmarrjen e vogël të zgjedhjeve në katër komunat e veriut si arsye, ndërsa ka shtuar se dështimi me targat ka bërë që situata të degradojë.

“Albin Kurti ia ka dorëzu veriun Serbisë”, ka thënë ai.

“Ne e respektojmë legalitetin dhe kushtetutshmërinë e shtetit tonë në atë pjesë të vendit. Por pjesëmarrja tregon. Zgjedhjet janë vetëm një nga episodet e Albin Kurtit me mbaru filma. Targat ishin film dhe nuk u realizua kurrë. Thojke Asociacionin nuk e bëj pa ato 6 kushtet. Tash po e bën sipas atij nenit 7”, ka shtuar ai.