Tjetër “arratisje” nga Shqipëria, 20-vjeçari gati për t’iu bashkuar Greqisë

Tjetër “arratisje” nga Shqipëria, 20-vjeçari gati për t’iu bashkuar Greqisë


Futboll


Gazeta Express

24/05/2023 15:04

Andreas Ndoj ka marrë dritën jeshile nga FIFA për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që të jetë pjesë e kombëtares greke.

Futbollisti i Olympiacos ka marrë vëmendjen e mediave greke, duke u konsideruar si një prej afrimeve më të rëndësishme në përfaqësuesen e tyre.

20-vjeçari, vlera e të cilit llogaritet mbi 2 milionë euro, ka luajtur këtë edicion në 21 ndeshje me Olympiacos në kampionat, duke spikatur teksa ka shënuar edhe një gol ndërsa konsiderohet si një potencial për përfaqësuesen helene.

Në mediat greke trumpetohet fakti se lojtari tani do të presë vetëm ftesën e trajnerit të Greqisë.

Ndoj është aktivizuar më skuadrën e 15-vjeçarëve të Shqipërisë, më pas është bashkuar me 17 dhe 19-vjeçarët e Greqisë, për t’u rikthyer tek Shqipëria për ekipet e 20 dhe 21-vjeçarëve.