Ronaldo vjen me një postim pas festimit duke rënë në sexhde

Ronaldo vjen me një postim pas festimit duke rënë në sexhde


Futboll


Gazeta Express

24/05/2023 11:18

Cristiano Ronaldo e ndihmoi ekipin e tij, Al-Nassr
mbrëmë në fitoren ndaj Al-Shabab duke e shënuar golin e tretë dhe të fitores.

Por, ajo që bëri bujë më shumë se goli i yllit
portugez ishte mënyra e festimit të tij, shkruan “Gazeta Express”.

38 vjeçari festoi duke rënë në sexhde, me ç’rast ky
veprim u bë viral në krejt botën dhe bashkëlojtarët e tij e duartrokitën.

E pas lojës, pesë herë fituesi i Topit të Artë e bëri
një postim në rrjetet sociale, duke i falënderuar tifozët për mbështetjen në
rrugëtimin e ekipit drejt titullit të kampionit në Arabinë Saudite.

“Një shpirt i madh i ekipit për ta rikthyer rezultatin
dhe për të fituar. Falënderim i madh i tifozëve, të cilët qëndruan me ne kur
kishim më së shumti nevojë”, shkroi Ronaldo në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester
Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit iu bashkua ekipit saudit gjatë dimrit,
ndërsa flitet se mund të largohet prej aty gjatë verës që po vjen, me mundësi të
rikthimit në futbollin evropian. /Gazeta
Express/