Lëvizja Vetëvendosje “kap” edhe KPM-në

E njohur në paraqitjet e saj publike si përkrahëse e flaktë e partisë në pushtet me shumicë të votave, sot, Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Me shumicë votash, anëtarë e KPM-së në Kuvendin e Kosovës, u zgjedh Aliu, shkruan Gazeta Infokus.

“Me 48 vota pro është zgjedhur anëtare Luljeta Krasniqi Aliu. Kurse për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e dy antarëve nga 4 kandidatë sa i patëm në rubrikën e dytë nuk ka arrtiur të zgjedhet asnjë anëtarë. Me qenëse Granit Musliu i ka 24 vota, Xhavit Latifi 40, veton Kasapolli 41, kurse Jeta Abazi 14 votë prandaj nuk e ka arritur asnjëri numrin e 46 votave sa ishin të nevojshme për tu zgjedhur anëtarë të KPM-së, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kujtojmë se Aliu është një aktiviste që vitet e fundit ishte kthyer në militante të partisë në pushtet, duke sulmuar mediat dhe këdo që ajo e konsideronte se është kundër Qeverisë Kurti.

Me 16 nëntor të vitit të kaluar ishte bërë vlerësimi i kandidatëve që synonin të bëhen pjesë e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave. Gjashtë prej emrave të kandidatëve vazhduan për votim në Kuvend, ndërsa tash pritet të zgjidhen edhe dy emra të tjerë në Kuvend.

Nga vlerësimi që iu bë kandidatëve nga Komisioni i përbërë nga Njazi Isaku, kryesues (LVV), Valon Ramadani (LVV), Arbëresha Kryeziu – Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Fidan Jilta (nga 6+), Valentina Bunjaku (LDK), Albana Bytyqi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK), Isak Shabani (PDK), Luljeta Aliu kishte marrë 816 pikë – më së shumti nga të gjithë të vlerësuarit./Gazeta Infokus/