Kurti mbledh ministrat – Dukagjini

Qeveria e Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se mbledhja do të nisë nga ora 11:00.

Në rend të ditës pritet të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shënimin e 10 qershorit, përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Po ashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Draftit të strategjisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Pika tjetër e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të duhanit..

Pos këtyre, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e Emergjencës së Shëndetit Publik.

Ndërkaq, përveç pikave të tjera, pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 4.4 Mbështetja e Sigurisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.