Pagesa e pensioneve për muajin maj do të bëhet më 29 maj

Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin maj, duke u rekomanduar bankave komerciale që të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e majit përmes rrjetit të bankomatëve dhe në rrjetin tregtar nga data 29 maj.

Pagesa bëhet siç vijon më poshtë:

për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa bëhet më datë 29.05.2023;

për pensionet prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa bëhet më datë 30.05.2023;

për pensionet prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa bëhet më datë 31.05.2023 dhe

për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa bëhet më datë 01.06.2023.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif