MPB: Në Shkup janë dënuar 196 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 196 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 36 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 3 për vozitës fillestar dhe 3 gjoba të tjera iu shqiptuan motoçiklistëve

MARKETING