Man United nuk ka nisur bisedimet për transferimin e Neymarit

Man United nuk ka nisur bisedimet për transferimin e Neymarit


Sport


Gazeta Express

23/05/2023 18:29

Manchester United duket se nuk është i
interesuar për Neymarin, të paktën deri më tani.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio
Romano, nuk ka negociata mes klubit anglez dhe Paris Saint-Germainit për
sulmuesin brazilian, shkruan Gazeta Express.

Romano raportoi se nuk ka asgjë konkrete
rreth kësaj, të paktën nga ana e pronarëve ose bordit aktual.

PSG-ja e ka diskutuar tashmë brenda klubit largimin e Neymarit, për të cilin kërkojnë një zgjidhje në verë.

“L’Equipe” raportoi të hënë se Manchester
United ka nisur bisedimet me parisienët rreth transferimit të mundshëm të
31-vjeçarit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës besohet se është
i hapur për t’u larguar nga “Parc des Princes”, pasi nuk ndjehet më i lumtur atje.

Në anën tjetër, edhe PSG-ja është e
gatshme për ta shitur atë në afatin kalimtar të verës.

Për Neymarin thuhet se interesim kanë
shfaqur edhe Chelsea e Newcastle United. /Gazeta Express/