Grubi: Përshpejtojmë dinamikën e punimeve për kanalin qarkorë në Haraçinë

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar vendimi për punimet në rregullimin e kanalit qarkor në Haraçinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Qeveria po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për dinamikë të pandërprerë të rregullimit të kanalit qarkor në Haraçinë.

Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam propozimin e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor për ndryshimin e pëlqimit për prokurim publik shumëvjeçar për financimin e këtij projekti.

Obliguam Ministrinë e Financave që t’I sigurojë mjetet në Buxhetin e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor konform dinamikës së re, edhe atë:
– për vitin 2023: 29.577.000,00 denarë
– për vitin 2024: 29.578.678,00 denarë dhe
– për vitin 2025: 7.000.000,00 denarë.