Real Madridi vazhdon mbretërimin, shpallet për herë të 11-të kampion në Euroligë

Real Madridi vazhdon mbretërimin, shpallet për herë të 11-të kampion në Euroligë


Sport


Gazeta Express

21/05/2023 21:05

Real Madridi është kampioni i ri në
Euroligë.

Gjiganti spanjoll e fitoi sonte titullin e
11-të të kampionit në histori të klubit në këtë garë, shkruan Gazeta Express.

Real Madridi mposhti sonte në finale
Olympiacosin, një ndeshje që ishte e barabartë dhe dramatike.

Ndeshja e zhvilluar në “Zalgirio Arena” të
Lituanisë përfundoi me rezultatin 78:79.

“Los Blancos” triumfuan në sekondat e fundit falë një dypikëshi të Sergio Llull.

Më të dalluarit në fitoren e Real Madridit
ishin Sergio Rodriguez me 15 pikë dhe Walter Taveres me 13 sosh.

Te Olympiacosi u dallua Aleksandar
Vezenkov me 21 pikë.

Real Madridi vazhdon të jetë klubi më i trofeshëm në garën më prestigjioze të basketbollit në Evropë. /Gazeta Express/