Pas Kurtit, Alexander Soros takon Edi Ramën në një darkë pune në Tiranë



Autori: Gazeta inFokus


23:43 | 20 May 2023

Djali i George Soros, Alexander Soros pas vizitës që ka realizuar në Kosovë dhe takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shqipërisë.

Siç ka njoftuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai bashkë me Alexander Sorosin janë takuar në një darkë pune në Tiranë ku kanë diskutuar për Shqipërinë, rajonin e për nxitjen e të rinjve që të merren me teknologji digjitale.

“Me mikun e shtrenjtë Alex Soros pas një darke pune në Tiranë, ku folëm për Shqipërinë e rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale”, ka shkruar Rama.