Feronikeli ’74 shpallet kampion në Ligën e Parë, siguron ngjitjen në Superligë

Feronikeli ’74 shpallet kampion në Ligën e Parë, siguron ngjitjen në Superligë


Sport


Gazeta Express

21/05/2023 16:56

KF Feronikeli ’74 do të jetë pjesë e
Superligës së Kosovës nga sezoni i ardhshëm.

Skuadra nga Drenasi u shpall sot kampione
e Ligës së Parë – Grupi A, shkruan Gazeta Express.

Feronikeli ’74 luajti baras pa gola me
A&N në ndeshjen e javës së 27-të dhe të fundit për këtë sezon.

Një pikë i mjaftoi skuadrës së drejtuar
nga Granit Begolli që të sigurojë ngjitjen direkt në Superligë – nga pozita e
parë.

Feronikeli ’74 e mbylli sezonin me 57
pikë.

Nga ky grup i Ligës së Parë është Liria që
do ta kërkojë rikthimin në elitë përmes barazhit. /Gazeta Express/