Dua Lipa del publikisht me të dashurin e ri, reagon ish-i i saj

Dua Lipa del publikisht me të dashurin e ri, reagon ish-i i saj


Shqiperi


Gazeta Express

21/05/2023 20:42

Dua Lipa ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në Festivalin e Kanës mbrëmë.

Përveç se dukej mahnitëse, ajo ishte vet-e-dyta në eventin prestigjioz të filmit.

Në krah të Duas ishte i dashuri i saj i ri, Romain Gavras.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer ish-it të Duas, Anwar Hadid, i cili ka reaguar në Instagram.

Ai ka postuar një ‘selfie’, ku ka shkruar: “Po mundohem të mos e gjej atë dhe ta vras”.

Ndjekësit e tij ia kanë atribuar reagimin të dashurit të ri të Duas, duke ngjallur kështu shkendijat e xhelozisë te Anwar.

Dua del publikisht me të dashurin e ri, reagon ish-i i sajDua dhe Anwar ishin në një lidhje për më shumë se dy vite.