Shenjat e zodiakut që do të jenë më të favorizuara nga Hëna e Re e majit

Shenjat e zodiakut që do të jenë më të favorizuara nga Hëna e Re e majit


Fun


Gazeta Express

19/05/2023 23:09

Hëna e plotë e majit lindi më 5 maj, duke u
ofruar vëzhguesve të qiellit mundësinë për të përjetuar “Hënën e Luleve”.

Me Hënën e Re të majit, do të fillojë
kapitulli i ri, më optimist i jetës suaj. Tre shenja të zodiakut do të kalojnë
më mirë dhe një e mirë e madhe pritet të ndodhë ditën e nesërme, pra në datën
19 të muajit.

Demi

Demi do të jetë plot vetëbesim dhe më në fund,
do të kalojë në veprim. Ata do të shohin se cila është vlera e tyre e vërtetë
dhe nga planet financiare deri te lëvizjet në karrierë, do të bëjnë gjithçka që
duhet për të ecur përpara.

Gaforrja

Koha për ndryshim. Gaforret do të realizojnë
dëshirat e fshehura dhe do të shpërblehen për përpjekjet e tyre, diçka që e
kanë pritur prej kohësh.

Akrepi

Marrëdhëniet e dashurisë së Akrepit do të
shkojnë mirë, pas një kohe. Ata do të takojnë njerëz të rinj ose do të afrohen
më shumë me njerëzit në mjedisin e tyre, do të kalojnë mirë dhe do të dalin.