Miami i afrohet edhe më shumë finales së madhe të NBA-së

Miami i afrohet edhe më shumë finales së madhe të NBA-së


Basketboll


Gazeta Express

20/05/2023 11:51

Miami
i është afruar edhe më shumë finales së madhe të NBA-së për sezonin 2022/23.

Heat
e mposhtën Bostonin edhe në ndeshjen e dytë finale të Konferencës.

Miami
triumfoi në “TD Garden” me rezultat 111:105 (24:25, 30:25, 21:33 e 22:36) për
ta ngritur epërsinë në serinë e ndeshjeve finale në 2-0, shkruan “Gazeta
Express”.

Te
Heat më të dalluarit ishin Jimmy Butler me 27 pikë, Caleb Martin me 25 dhe Bam
Adebayo me 22 pikë.

Nga
ana tjetër, 34 pikët e lojtarit më të mirë Jayson Tatum nuk iu mjaftuan Celtics
që ta shmangin humbjen.

Miamin
e ndajnë dy fitore nga finalja e madhe e NBA-së, kurse Bostonin e pret një punë
e vështirë në tentim për ta përmbysur serinë e “finales së vogël” për të shkuar
në “finalen e madhe” të NBA-së. /Gazeta Express/