Klubi anglez kontakton përfaqësuesit e Neymarit

Klubi anglez kontakton përfaqësuesit e Neymarit


Sport


Gazeta Express

19/05/2023 23:15

Newcastle United raportohet se i ka vënë sytë kah Neymar.

Sipas “Relevo”, klubi anglez ka kontaktuar me përfaqësuesit e braziliat për të diskutuar rreth një lëvizje të mundshme në “St James’ Park” pas përfundimit të sezonit aktual, transmeton Gazeta Express.

Neymar, i cili thuhet se është i pakënaqur në Paris pas mënyrës se si është trajtuar nga tifozët, po mendon seriozisht largimin nga Paris Saint-Germaini në verë.

Megjithatë, një marrëveshje mes tij dhe Newcastle duket larg, të paktën tani për tani, veçanërisht për shkak të pagës që kërkon ish-sulmuesi i Barcelonës.

Një kalim te Newcastle besohet se nuk është ajo që e kërkon 31-vjeçari, megjithëse interesimi është konfirmuar.

Megjithatë, destinacioni më i mundshëm për Neymar, për shkak të çmimit dhe pagës, është Premierliga.

Chelsea raportohet se është klubi tjetër i interesuar për shërbimet e reprezentuesit të Brazilit.

Neymar me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/