Sevilla e eliminon Juventusin dhe kualifikohet në finale të Ligës së Evropës

Sevilla e eliminon Juventusin dhe kualifikohet në finale të Ligës së Evropës


Futboll


Gazeta Express

18/05/2023 23:36

Sevilla është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.

Spanjollët mposhtën Juventusin pas
vazhdimeve me rezultat 2:1 për ta arritur finalen e madhe të Budapestit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar,
shkruan Gazeta Express.

Ishte Dusan Vlahovic që realizoi në minutën
e 65-të të ndeshjes, për ta kaluar “Zonjën e Vjetër” në epërsi.

Por, rezultati u barazua pas gjashtë
minutave kur Suso realizoi.

90 minutat nuk mjaftuan për ta përcaktuar
finalistin dhe u nevojitën edhe vazhdimet.

Pas 5 minutave, Lamela realizoi për ta
kaluar Sevillën në epërsi, e që në fund doli të ishte goli i kualikimit në
finale.

Aty, Sevilla do të përballet me Romën, që
e eliminoi Bayer Leverkusenin.