Marrëveshja me Bechtel dhe Enka në duart e antikorrupsionit





Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka marrë marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” të cilin e këtrkoi si pjesë e dokumentacionit për çështjen që ka hapur në lidhje me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d pas raportimeve të mediave rreth përzgjedhjes së mbikëqyrjes dhe tashmë ka formuar një ekip prej katër këshilltarësh për analizën e temës.

 “Marrëveshjen e  kërkuam, e morëm dhe jemi duke punuar në të gjitha dokumentet. Analiza është në proces”, ka thënë Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Ivanovska tha se nuk mund të thotë afate, por theksoi se kjo temë “është më e rëndësishmja për ta” dhe se po i bëjnë të gjitha përpjekjet që kjo të zgjidhet sa më shpejt.