“Është një vajzë single”, Beniada kërkon të dashur për Jorin: Mos kini turp ti shkruani

“Është një vajzë single”, Beniada kërkon të dashur për Jorin: Mos kini turp ti shkruani


Shqiperi


Gazeta Express

19/05/2023 10:36

Një nga finalistet e ‘BBV1’, Beniada Nishani mbetet një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

Ndërkohë prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” përveç se ka folur për jetën e saj sentimentale, ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku edhe ka bërë një thirrje live në emision për të gjetur një të dashur për Jorin.

Beniada: E kam mbështetur me postime kur disa banorë janë munduar ta ‘sulmojnë’, e kam mbrojtur në mënyrën time… nuk mendoj se duhet të ndryshonte diçka, ajo është një vajzë e fortë edhe me këto ngacmimet me këto keqkuptimet ndonjëherë si Jori, ja ka dal…i mungon një i dashur …. do bëjm një thirrje:

Jori është një vajzë single, shkruani të gjithë çunat e Shqipërisë të shkruajnë, dërgoni një mesazh Jorit ta ftoni vajzën mos kini turp…

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Së fundmi Beniada ka postuar një video teksa këndon brenda makinës kur takon Dj Pm, ndërsa Sara Berisha i filmon, duke na rikujtuar pak nga energjia e tyre në “BBV1”.

/Gazeta Express