Dy gjigantët anglezë në garë për Manen

Dy gjigantët anglezë në garë për Manen


Futboll


Gazeta Express

19/05/2023 10:24

Manchester United dhe Newcastle raportohet se janë shfaqur si klubet më të mundshme për të nënshkruar me Sadio Mane.

Bayern Munich është i interesuar për të larguar anësorin pas një sezoni të mjerueshëm debutues, shkruan Gazeta Express.

Ylli senegalez iu bashkua Bayern Munichut vetëm verën e kaluar në një marrëveshje prej 27.4 milionë funtesh nga Liverpooli.

Sky Sport Germany ka raportuar se Bayern pritet të shesë Mane këtë verë pas një sezoni të vështirë, ku ai ka shënuar vetëm 12 gola.

Mane u përfshi në një grindje pas ndeshjes me Leroy Sane  pas humbjes 3-0 të klubit ndaj Manchester City në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, gjë që e la shokun e tij të skuadrës me një buzë të enjtur.