Basha: Armiku i serbëve të Kosovës është Vuçiqi



Autori: Gazeta inFokus


23:35 | 18 May 2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se betimi kryetarëve të komunave veriore nesër do të kalojë pa probleme, ashtu siç ka siguruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Basha ka thënë se serbët e veriut janë të ngulfatur nga strukturat kriminale, që sipas tij, udhëhiqen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se Vuçiq e lufton integrimin e serbëve në Kosovë.

Basha ka deklaruar se armik i serbëve të Kosovës është Vuçiqi.

“Armiku i serbëve atje dhe i republikës së Kosovës, mbetet Vuçiqi”, ka thënë ai në DPT te Fidan Jupolli.

Basha ka thënë se SHBA po e ruan pozicionin e ndërmjetësuesit në këtë mes. Ai ka thënë se e kupton këtë rol

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin zgjedhjet, ka qenë fakti se serbët janë kërcënuar nga strukturat kriminale atje. Jo se nuk dojnë. Duhet ta kuptojmë, SHBA vijnë nga këndi i ndërmjetësuesit dhe duan t’u ikin tensioneve. As ne dhe as SHBA nuk kemi interes për tensione”, ka thënë ai.