U rrëzua nga ndërtesa ku ishte duke punuar, lëndohet punëtori në Obiliq



Autori: Gazeta inFokus


00:01 | 18 May 2023

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që ishte rrëzuar nga ndërtesa ku ishte duke punuar, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Obiliq.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Lidhur me rastin është arrestuar përgjegjësi i kompanisë punë kryese dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi ishte rrëzuar nga skelet në një objekt ku ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe prokurori dhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit i dyshuari kosovar përgjegjës i kompanisë punë-kryese është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/