Thirri protestë dhe në fund nuk doli as vet në të, sqarohet Fjolla Morina

Thirri protestë dhe në fund nuk doli as vet në të, sqarohet Fjolla Morina


Yjet


Gazeta Express

18/05/2023 23:21

Fjolla Morina ishte pjesë e një lajmi
interesant këto ditë, ku kishte bërë thirrje të gratë për të dalë dhe protestuar,
por në fund ajo nuk doli vetë në protestën që e thirri

“Unë e kam thirr vetë protestën, është e
vërtetë që e kam bërë, po nuk kam dal pasi që kam qenë shumë e shqetësuar në
ato mënyrat që me kanë ndodh, ato janë gjërat personale të mijat. Na gruan
duhet me e përkrah, na femrat duhet me e përkrah njëra tjetrën çikat e reja,
gratë e vjetra duhet me e përkrah gjithmonë, kështu është në tërë vendet e
botës”, ka thënë ajo për këtë protestë në intervistën për T7.

“Kam pas shumë mesazhe, faleminderit shumë –
pasuria e jeme më e madhe është kur me vinë ato mesazhe prej grave pse s’dole,
pse kështu – nuk dola se thjesht nuk dashta edhe a po e dinë me dalen, por kur
vjen puna të fëmija thashë institucionet, po mendoj nuk është se jam drejtu diku
por mendoj që duhet me pritë me kqyr çka po ndodh”.  

“Fëmijët e përjetojnë shumë keq, duhesh me qenë e fortë për me qenë edhe nënë, edhe baba, edhe motër, edhe vlla, edhe krejt për me e mbrojtë fëmijën. Unë jam tanat, ndash grua, ndash burrë, ndash këngëtare, ndash jo këngëtare, ndash amvise, ndash e diskotekave, ndash krejtve. Të gjitha lamitë i kam. M’i ka jep Zoti tybe se insoni jo”.  

“Kisha thënë mos, popullatës dhe njerëzve që
mendojnë që nuk jam mirë, unë jam shumë mirë, perfekt, që mund të them më mirë
se disa që mendojnë se janë më të mençur unë jam në rrugë të drejtë. Kështu që
nuk kam as probleme mendore qysh po thonë ata, as nuk pi hapa, as nuk pi kurgjo.
Flejë dhe zgjohem si njeri në sabah në shtatë të mëngjesit, zgjohem – e dërgoj
vajzën time në shkollë, i kryej detyrat e mija të shtëpisë dhe të lokaleve. Kështu
që këto janë vetëm llafe të kota, të rrugëve, të kafeneve që thonë. Por, ata që
mirrën me mua dhe mundohen me gju llafe veç munden m… me ma hongër, kurgjo ma
shumë”.

Krejt në fund të intervistës Fjolla ka folur
për lokalet e saj.

“Biznesin po e shijoj shumë, sidomos Fjolla Store shumë. Këtë e kam bërë për qejfi e kam ndreq vetë, e kam dizajnuar vet komplet kështu. Kam tesha për nana, për çika të reja, gjëra të brendshme dhe krejt gjërat i kam. Krejt po mendoj produktet i kam fut të Fjolla Store pse gjithmonë kam menduar që çdo grua e gjënë vetën këtu”, ka thënë për T7, Fjolla Morina. /GazetaExpress/